E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjysmë milioni paund për çdo lojtar

Lojtarët e Manchester United do të marrin afërsisht gjysmë milion paund bonuse secili nëse arrijnë të fitojnë katër trofetë sezonalë. Yjet si Marcus Rashford dhe Casemiro kanë fituar tashmë rreth 65,000 £ si shpërblim për fitoren e së dielës në finalen e Carabao Cup. Sportsmail ka publikuar lajmin se do të ketë stimuj të mëtejshëm prej 85,000 paund për çdo lojtar nëse do të fitojnë FA Cup dhe Ligën e Evropës.

Manchester United është në çerekfinalet e FA Cup dhe në fazën e 16-shes të Ligës së Evropës. Por bonusi më i madh do të ishte prej 250,000 paund, nëse ata do të plotësonin deficitin prej 11 pikësh ndaj liderëve të Premier League, Arsenal dhe të fitonin titullin e tyre të parë pas 10 vitesh. Kjo do të çonte totalin në 485,000 £ për lojtar nëse fitonte në të gjitha frontet.

Duke pasur parasysh rigjallërimin e skuadrës nën drejtimin e Erik ten Hag, kjo gjë edhe mund të arrihet. Por megjithë entuziazmin që ekziston në Old Trafford, Ten Hag ka hedhur poshtë mundësinë për të fituar të katër trofetë. Ai u ka thënë lojtarëve të tij që të mos fluturojnë mbi re, por të jenë me këmbë në tokë dhe të fokusohen në ndeshjen e radhës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›