Rama takohet me Shpëtim Idrizin: Ne jemi për dialog, dhe dialogu bëhet me kundërshtarët
Pas takimit me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kryetari i PS, Edi Rama, ka takuar në ambientet e hotel Sheraton një takim me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit të Partisë Socialiste është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Pas përfundimit të takimit, Rama ka përsëritur faktin se për presidentin e ri duhet dialog me kundërshtarët. Sipas tij, zgjedhja e një presidenti konsensual, është kyç për marrjen e statusit të vendit.
Nga mënyra se si do të zgjedhim presidentin e ri, varet statusi i kandidatit dhe rrugëtimi ynë europian. Një president i paanshëm do të jetë një garanci për palët. Duhet konsensus për të gjitha këto. Ne jemi angazhuar që të hapim dialog dhe dialogu për çështje politike, bëhet me kundërshtarët. Në rastin e kundërt, do të mbeteshim në pozicionet e mbajtjes së monologjeve dhe nuk do të bënim detyrën tonë karshi vendit, qytetarëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë. Pavarësisht se kush është ai që kemi përballë, për ne me rëndësi janë parimet dhe vlerat që do të ndërtojmë në këtë proces. Sfida e rëndësishme e integrimit kalon përmes zgjedhjes konsensual të presidentit të ri, ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.
Ndërsa kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi është shprehur se: Ne patëm një diskutim goxha konstruktiv me zotin Rama. Do doja të përshëndesja klimën e re pozitive në politike, pas ngërçit të gjatë tre vjeçar. Dialogu duhet jo vetëm për presidentin, por edhe për çështje të tjera. Për ne, kush kryesor për presidentin e ri, do të jetë zgjidhja e çështjes çame, tha Idrizi pas takimit.