E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jo zgjedhje të parakohshme, kostoja më e rëndë është mbi qytetarët”

Arben Malaj

Në një kohë kur ngurtësia politike e Edvin Kristaq Ramës ka arritur pikun, një nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Arben Malaj, del kundër çdo lëvizje politike që synon të demaskojë vendin dhe të penalizojë aspiratat e shqiptarëve.

Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i PS-së, Arben Malaj është pozicionuar dukshëm kundër zgjedhjeve të parakohshme që sipas tij, do të ishin një kosto shumë e madhe për vendin dhe qytetarët. Arben Malaj ka dalë edhe kundër bojkotit ndaj parlamentit.

Ai ka deklaruar se ai nuk do të marrë pjesë në asnjë protestë të opozitës nëse Partia Socialiste do të vendosë të bojkotojë parlamentin.

Ndërkaq gabimi më i madh i Edi Ramës në muajt e fundit për Arben Malaj mbetet bojkoti ndaj parlamentit. Sipas tij, Rama bën mirë të futet në udhën e një modeli të pranueshëm politik, që do t’i mundësonte Partisë Socialiste atributet e një force politike serioze.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›