Bojkoti i pjesshëm, si bojkoti socialist nga brezi e poshtë
Sot pritet të merret vendimi imoral për bojkotimin e pjesshëm të parlamentit, në mënyrë që edhe rrogat e deputetëve të ruhen, edhe reformat e kërkuara nga Evropa të mos votohen. Gjendja politike gjysëm-aktive e gjysëm-pasive po i huton burrat e Edvinit, ndërkohë që po e streson grarinë ylberiste
çudia e “politikës së re”, pritet të ngjajë sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në kushtet kur nuk dinë ç’të bëjnë, kupola e tufës “udhëheqëse” të PS-së, me bariun e tyre Edi Rama, pritet të vendosin në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë së tyre, “bojkotin e pjesshëm” të Kuvendit.
çdo të thotë “bojkot i pjesshëm”...?
Me pak fjalë, pas vendimit të sotëm, deputetët e PS-së do të marrin pjesë në seancat e Kuvendit, një herë ‘po”, një herë “jo” dhe një herë “ndoshta”. Alternativa e mundshme e pritshme kjo do të jetë, pavarësisht ngatërresës e radhës së mundshme të tri “obsioneve”.
Ky vendim i pritshëm i anëtarëve të kryesisë së PS-së, sigurisht nuk mund të kalohet pa një lloj nënqeshje, pse jo në kufijtë e talljes, jo vetëm se është i pa parë e dëgjuar as në almanakët e historisë botërore, por sepse ai i ngjan gjysmë-qenies, që nga gjysma e poshtë e trupit të tij, është “pasivi” (pothuajse tip i ngjashëm me një personazh të një eventi të një TV shqiptar), që zgjedh të bëjë bojkotuesin e Kuvendit dhe nga gjysma e lartë është “aktivi” (jo aq i ngjashëm me të njëjtin tip, personazh të të njëjtit event të një TV shqiptar)...
E thënë ca më “troç”, deputetëve të PS-së, “edhe ju ha, edhe ju djeg”, në qoftë se do të na lejohej të perifrazonim këtë shprehje frazeologjike shqiptare.
Pse, është e nevojshme një zgjedhje e tillë e mundshme...?
Aha, për këtë askush të mos pyesë, sepse edhe vendimmarrësit e sotshëm, nuk e dinë. Biles, biles, as Edi Rama vetë nuk e di.
E sigurt...
Nuk e dinë, sepse nuk dinë si do të përzgjidhen seancat ku, bie fjala Ilir Beqja, Dash Peza, Erion Braçe, apo Taulant Balla, do të bëjnë “pasivin”, po ashtu sikurse, nuk e dinë se kur Shegushe Ligori, Olta Xhaçka, Rudina Seseri apo edhe Arta dade, do të bëjnë “aktivin”.
Ajo që qarkullon lart e poshtë, se vendimi do të merret “hap pas hapi” , në prag të çdo seance të Kuvendit, është më shumë një tregues, i tipit “fali se nuk dinë ç’të bëjnë”...
... Sepse ca më thjesht, ndërsa, kryesisë së PS-së, ju desh...yyyyyyyy, s’mbahet mend,
që kur, për të mbërritur te mbledhja e sotme, askush nuk pret dhe nuk e beson se nga sot e tutje kjo kryesi e PS-së, do të jetë “në gatishmëri” për t’u mbledhur në prag të çdo seance të Kuvendit...
... Apo, apo të besohet ana tjetër, se nga sot e në të ardhmen, vendimmarrjen në prag të çdo seance të Kuvendit, ta ketë vetë grupi parlamentar i PS-së...
... Sepse, në qoftë kështu, pse duhet “të përzihet” kryesia e PS-së sot, në kompetencat (jo edhe aq) qartazi të grupit të deputetëve të saj.
Sigurisht, mes këtyre “të panjohurave”, çdokush është i lirë t’i japë rrugë aludimeve të veta. Në bazë të këtij “standardi”, nuk ka pse, bie fjala, të hamendësohet se kjo zgjedhje e mundshme e pritshme e PS-së, nuk është asgjë më shumë e një bindje të brendshme të Edi Ramës, se me bojkot, nuk fiton më asgjë, sikurse nuk fitoi në më se 6 muajt e shkuar dhe në këto kushte, shpik e sajon “beteja” me “luftëtarë gjysmë-pasivë” e “luftëtare gjysmë-aktive”.
...