Rama: Në parlament dhe në protesta për transparencën
TIRANE-Transperenca për zgjedhjet do të kërkohet nga socialistët në parlament dhe në protestat mbarëpopullore, kështu deklaroi sot kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në nisjen e mbledhjes së grupit të kësaj partie. Grupi u mblodh për të diskutuar nëse deputetet socialistë do të shkojnë në seancën parlamentare të radhës që do të mbahet pasdite.
“Ne do jemi bashkë me popullin opozitar në protestë, ndërsa parlementi do të jetë vendi ku do të kërkojmë të drejtën e tranparencës dhe për asgjë tjetër pasi vetëm nëpërmjet transparencës mund të zhbëhet kriza”, u shpreh Rama.
Sipas Ramës, PS do të vazhojë protestat pasi vendi është në një krizë që i ka rrënjët tek kutitë e 28 Qershorit. “Vendi është future në një krizë të thellë, kjo krizë i ka rrënjët në kutitë e mbyllura të 28 Qershorit. Po dëgjojmë përditë e më shumë gënjeshtra qeveritare dhe shqiptarët po kanë më pak mundësi për të jetuar”,
Rama theksoi se kriza nuk fshihet me premtit e qeverisë dhe se vetëm nëpërmjet trasnparencës bëhen realitet liritë. “ne do jemi bashkë me popullin në protesta, do e kërkojmë transparencën në parlament”, tha Rama.
Mbledhja e sotme e socialistave vjen pas refuzimit të nismës së tyre nga maxhoranca në seancën e 19 marsit, ligjvënësit socialistë janë vënë përballë një situate të re.
Kjo mbledhje e grupit parlamentar do të caktojë vetëm qëndrimin ndaj seancës së sotme plenare, pasi për marrëdhëniet në vijim do të vendosë Asambleja Kombëtare ditën e shtunë. Ajo çka kanë deklaruar deri tani qartazi socialistët është se do të vijojnë protestat.
Një alternim i protestave popullore me jetën parlamentare është sugjeruar tashmë si një nga rrugët më të mundshme dhe më të mira nga figura të ndryshme të PS-së.
Megjithatë pritet që vetë ligjvënësit të rrahin sot në mesditë mendimet dhe të dalin me një qëndrim zyrtar para nisjes së seancës parlamentare. Socialistët nuk do të marrin pjesë në komisionin hetimor të miratuar me votat e maxhorancës, por ndërkohë kërkojnë që PD-ja të tërheqë këtë vendim për t’i hapur rrugë kompromisit.
(d.b/BalkanWeb)