E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ri i PASOK, sot votohet për Venizelos

Zgjidhet sot pasardhësi i liderit socialist të Greqisë, Jorgos Papandreu, pasi ky i fundit dha kohë më parë, formalisht dorëheqje. Është ministri i financave, Evangelos Venizelos, kandiadati favorit që pritet të pasojë Papandreun pas votimit të socialistëve për udhëheqësin e ri.

Partia Socialiste PASOK ka ardhur në pushtet në vitin 2009, por një vit më vonë qeveria e Papndreut është përballur me falimentimin. Ministri grek i financave, një njeri mjaft popullor dhe energjik, Venizelos duke folur para mediave, tha se në drejtimin e PASOK- ut, ai do të nisë një epokë e re, duke i dhënë partisë së tij një risfreskim që do të bazohet në politikën e së vertetës.

“ Ne do të përpiqemi sa më shumë të flasim dhe të dëgjojmë njerëzit, pasi kjo është edhe më e rëndësishme, është e domosdoshme të flasim realisht dhe me përgjegjësi, si miq, e si vellezër. Ne duhet te flasim me gjuhën e së vërtetes, sepse vendi ynë, kombi ynë mund të qëndrojë në këmbët e tij, vetëm nëse jemi të bashkuar, solidarë dhe nëse në komunikojmë me ndershmëri- tha Venizelos. Sipas sondazheve të fundit, Pasok mund të pësojë një dështim të rëndë në zgjedhjet e ardhshm dhe mund të arrijë në nivelin më të ulët që prej 37 vjet histori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›