Një mësues amerikan vritet në Jemen

Një mësues amerikan u vra në Jemen. Zyrtarë të sigurimit thanë se dy burra me motorçikletë hapën zjarr sot kundër mësuesit në makinën e tij në qytetin Taez. Personat e armatosur ikën nga vendi i ngjarrjes. Zyrtarët thanë se viktima ishte nëndrejtor në një shkollë të gjuhëve të huaja në Jemen i quajtur Instituti Suedez.
Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen, por zurtarët lokalë thanë se duket që incidenti të jetë kryer nga Al-Kaida.
Vraja e sotme ndodh 3 ditë pasi një musuese e gjyhës suedeze u rrëmbye në qytetin port të Hodeidas. Nuk dihet ende se kush e rrëmbeu mësuesen, ndërkohë që nuk mund të flitet për ndonjë motiv.
Jemeni është zhytur në kaos që prej vitit të kaluar pas shpërthimit të protestave, të cilat më në fund e detyruan presidentin Ali Abdullah Saleh të jepte dorëheqjen. Militantë të al-Kaidës kanë përfituar nga kjo gjendje dhe kanë marrë nën kontroll një numër qytetesh.
Në një zhvillim tjetër po sot, forcat jemenase hapën zjarr me raketa kundër militantëve islamikë në dy qytete të kontrolluar nga Al-Kaida.
Nuk është e qartë nëse ka pasur viktima nga sulmet në qytetet Zinjubar and Jaar.