E Diel, 1 Nëntor 2026

Joakim Lëv: Me lojtarët e Bajernit fitoj Europianin

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka folur mbi ambiciet në Euro 2012-s duke u thurur elozhe bavarezëve, edhe pse e humbën finalen e Champions-it. Shvajnshtaiger ka qenë disi më i tronditur pas finales së Championist, por më premtoi se do ta justifikojë me ne dhe është gati të hedhë hapin më të rëndësishëm në karrierë. Të gjithë lojtarët e Bajernit ndihen të lumtur për përfaqësuesen. Jeta vazhdon dhe për mua Bajerni është boshti i Gjermanisë. Ata luajnë rol tepër të rëndësishëm në Kombëtare dhe një pjesë e tyre janë protagonistët kryesorë te ne. Tek Bajerni kemi lojtarët më me eksperiencë dhe nuk u nevojitet shumë kohë për tu organizuar dhe integruar skemën tonë. Me ta fitoj europianin, ka thënë Lëv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›