E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ofertë për Pablo Osvaldo

Real Madridi raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro plus shërbimet e Fernando Gagos për të transferuar sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo.

Agjenti i Gago së fundi ka zbuluar se argjentinasi, i cili kaloi sezonin i huazuar te Roma, tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët dhe se pret dy klubet të arrijnë marrëveshje, që raportohet se do t`u kushtojë italianëve 6 milionë euro.

Madrid dhe Roma do të takohen javën tjetër për të diskutuar transferimin dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, Los Blancos do ta ngrenë idenë për t`ia dhënë Gagon dhe 10 milionë euro Romës për shërbimet e Osvaldos.

Ky i fundit ishte shënuesi më i mirë i Romës sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 11 herë në 26 paraqitje, por ka pasur probleme disiplinore në kryeqytetin italian dhe ishte përfshirë në një përleshje me bashkë-lojtarin Erik Lamela në nëntor.

Reali e sheh Osvaldon si një zëvendësim të përkryer për Gonzalo Higuain, i cili së fundi është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germain që mbetet opsioni më i hapur për të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›