E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prandeli: Italia kopjon Barcelonën për lojën në sulm

Italia ka nisur të eksperimentojë një sulm me stil të njëjtë si Barcelona para nisjes së Kampionatit Europian. Trajneri i të kaltërve, Çezare Prandeli, është në kërkim të zgjidhjes së duhur për ekipin e tij para nisjes së kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit. Duket se moduli i preferuar i numrit një të stolit italian është 4-3-3, njësoj si ai që përdor Barcelona e Pep Guardiolës. Një rreshtim i futbollistëve që i ka dhënë shumë trofe ekipit katalanas, e tani edhe të kaltrit kërkojnë që ta aplikojnë e të kenë të njëjtin sukses. Sulmi fantazioz i Prandelit përbëhet nga Sebastian Xhovinko në krye, e pas tij Antonio Kasano dhe Matia Destro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›