E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joana kthehet me Janin

Historia e tyre e dashurisë, u kthye në ‘ushqim’ për gazetat e suplementet rozë gjatë edicionit të sivjetshëm të “Big Brother”. 

Joana dhe Jani i saj, për të cilin qante sa herë ia kujtonin, me rrobat e të cilit e zinte gjumi, e për të cilin thoshte se e donte, megjithëse lidhja e tyre kishte marrë fund… Fund ky, të cilin në fakt e vendosi vetë Joana, e ndikuar nga disa faktorë brenda shtëpisë më të vëzhguar nga shqiptarët. 

Pas marrjes së këtij vendimi aspak të lehtë për të, u lidh me Anaidin, fituesin e edicionit të gjashtë të “Big Brother”, i cili, menjëherë pas çmimit, i vuri shkelmin marrëdhënies së krijuar me banoren simpatike. Kaq mjaftoi që Joana, banorja më e komentuar e këtij viti, të kthehej në një personazh të dashur për publikun, i cili e mbështeti edhe më fort nga sa ajo vetë mendonte. 

Por edhe pas gjithë këtyre situatave të krijuara, Joana nuk preferoi të bënte viktimën, përkundrazi, ajo zgjodhi të vinte më e fortë se kurrë në një set mjaft provokues, me të cilin u shfaq në kopertinat e disa suplementeve njëherësh. Pas tij, foto pushimesh në jug, e sot fotot e para të pushimeve në Greqi, që për fatin e saj të keq, ose më mirë të themi, nga pakujdesia e një mikeshe greke iu zbuluan nga ne... 

Megjithëse fotografitë qëndruan shumë pak minuta në “Facebook”, ne të “Bluetooth”-it që nuk lëmë gjë të na shpëtojë, i ruajtëm menjëherë fotot, për t’i sjellë sot tek ju. Fotot do të ishin mëse normale, nëse mashkulli që shfaqet në to nuk do të ishte ai, i shumëpërfoluri Jani. Një rikthim në dashurinë e vjetër, në dashurinë që rezistoi për 6 vjet, e që duket që do të rezistojë edhe më. Sepse Joana e dashuron Janin. E dashuron, ashtu siç tha në shtëpinë e “Big Brother”, pasi ai është njeriu më i veçantë në jetën e saj, të cilin ajo do ta ketë gjithmonë pranë. 

Sidoqoftë, pjesë e albumit nuk ishin vetëm fotot me Janin. Në pjesën tjetër ku ish-banorja shfaqet vetëm, ajo zbulon edhe një herë trupin e saj të kolmë, por mjaft seksi. Siç vërehet nga ana tjetër edhe fiksimi i saj për këpucët, fiksim të cilin e përdori si sekret në “Big Brother”. Më shumë se 100 palë këpucë... Numër të cilin Joana vazhdon ta shtojë. Më tej shohim Joanën në vende turistike të fqinjit jugor Greqisë, në vizitën që ka bërë në akuarium, e të tjera si këto... Sidoqoftë, fotoja që qëndron e para është ajo me Janin, lidhja me të cilin urojmë të vazhdojë sa më gjatë për ish-banoren simpatike.

(e.m/Bluetooth/BaklanWeb) Lidhje te tjera FOTO - Joana kthehet me Janin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›