E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA dërgon robot në Hënë

NASA lëshoi me sukses mbrëmjen e djeshme një sondë tjetër drejt Hënës për të studiuar atmosferën e saj. 

Ky mision do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë objekte të tjera të Sistemit Diellor si asteroidët e mëdhenj apo planetin Mërkur.
Raketa "Minotaur V" u lëshua nga qendra hapësinore e Wallops, që ndodhet në një ishull pranë brigjeve të Virxhinias, në juglindje të vendit.
Anija kozmike e mbiquajtur "Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer" lëshoi pjesën e fundit të "Minautor V", rreth 20 minuta pas nisjes. 

Sonda pritet të arrijë në orbitën e Hënës pas një muaj. E pajisur me tre instrumente shkencore, sonda, që peshon 383 kilogramë duke përfshirë edhe 135 kilogramë karburant, pritet të mbledhë të dhëna mbi strukturën dhe përbërjen kimike të atmosferës së Hënës tepër të hollë (1/100 000 në krahasim me atë të Tokës)
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›