Jobs në logon e re të Apple?
Studenti i cili ndryshoi logon e njohur të kompanisë Apple, deri më tani ka pranuar mbi 200,000 e-maila në shenjë përkrahjeje të idesë së tij.
Në fakt, në muajin gusht, kur drejtori i asokohshëm i Apple, Steve Jobs, u tërhoq nga posti i të parit të kompanisë, studenti i vitit të dytë të dizajnit grafik, në Universitetin Politeknik në Hong Kong, Jonathan Mak (19), futi profilin e Jobs në logon e Apple, duke e zëvendësuar kështu shenjën e kafshimit të mollës, që njihet si shenj dalluese e logos së Apple.
Ndërkohë, pas vdekjes së Steve Jobs, më 5 tetor 2011, u rritë ndjeshëm interesimi për dizajnin ri të kësaj logoje. Si rezultat, për logon e propozuar Mak filloi të pranojë porosi të shumta përkrahjeje nga e gjithë bota.
Mediat amerikane dhe gjerman tashmë kanë kontaktuar studentin Mak, për të fituar të drejtën e logos së propozuar nga ai.