Izraeli nuk do të sulmojë Iranin

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, janë të një mendimi, për sa i përket vlerësimit për kërcënimin nga Teherani dhe kanë marrë vendimin për sulm, shkroi javën e kaluar gazeta izraelite, "Yediot Ahronot".
Në radion e ushtrisë izraelite, ministri i Mbrojtjes Barak, përgënjeshtroi ekzistencën e një vendimi të tillë.
“Nuk duhet të jesh gjeni i madh për të kuptuar, që në Izrael në vitin 2011 nuk ka diçka të tillë, ndoshta ka pasur në vitin 2006, por në vitin 2011 nuk ka, që dy vetë të vendosin për diçka", tha ai.
Në të njëjtën kohë, Barak theksoi se qeveria izraelite e merr shumë seriozisht kërcënimin nga Irani.
„Ne themi prej vitesh, unë them prej vitesh, që hapat iranianë në drejtim të armatimit atomik janë një kërcënim qendror për stabilitetin e të gjithë rajonit dhe një kërcënim për Izraelin. Është një sfidë edhe për botën edhe për Izraelin. Duhet luftuar me të gjitha mjetet kundër tij dhe nuk duhet përjashtuar asnjë opsion", tha Barak.