E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Calzaghe mposht mbretin Bernard Hopkins

Joe Calzaghe nuk u ndal së lëshuari goditje në drejtim të Bernard Hopkins edhe pas një starti katastrofal të ndeshjes, dhe tani "Pride of Wales" (Krenaria e Uellsit është boksieri më i mirë në botë i peshës gjysmë të rëndë. Calzaghe shënoi fitore të ngushtë me pikë të shtunën në mbrëmje duke lënë në hije kundërshtarin e tij 43-vjecar dhe tani vazhdon të jetë i pamposhtur në ringun profesionist pas 45 dueleve, si dhe pas ndeshjes së tij të parë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara. Hopkins (48-5-1) e filloi ndeshjen në mënyrë mjeshtërore duke shënuar nokdaun ndaj Calzaghe pas vetëm 70 sekondave të para të duelit. Por pas kësaj Calzaghe asnjëherë nuk u ndal së punuari në ring duke fituar të gjithë rundat prej të katërtit, në rundat e fundit mori kontrollin e plotë të ndeshjes.
Gjyqtari Ted Gimza dha rezultatin 115-112 për Calzaghe, ashtu si Chuck Giampa që e vlerësoi ndeshjen me rezultatin 116-111. Gjyqtari i tretë Adelaide Byrd shënoi 114-113 për Hopkins. Calzaghe ka aritur që 33 përqind të 707 goditjeve të tij të arrinin cakun, ndërsa Hopkins ka aritur që të qëllojë kundërshtarin në vetëm 27 përqind të 468 gjuajtjeve të lëshuara. Calzaghe kishte epërsinë edhe sa i përket goditjeve të fuqishme duke qenë shumë më i saktë. "E dija se ndeshja nuk do të dukej e bukur sonte", ka thënë Calzaghe pas duelit. "Ai ishte shumë i pahijshëm sot. Më goditi disa herë. Kjo nuk ishte nata ime më e mirë, por unë e fitova ndeshjen. Një fitore në Amerikë është qershia mbi tortë në karrierën time". Uellsiani me prejardhje italiane, Calzaghe ka qenë kampion i kategorisë super të mesme që prej vitit 1997, duke mbrojtur titullin plotë 21 herë, ndërsa nëntorin e kaluar kishte bërë të vetët tre titujt e rëndësishëm (WBC, WBA, WBO) pas fitores ndaj Mikkel Kessler. Bernard Hopkins konsiderohet si një ndër kampionët më të mëdhenj të peshës së mesme, i cili në qershor të vitit 2006 kishte larguar nga froni Antonio Tarverin duke i marrë epitetin e më të mirit në kategorinë gjysmë të rëndë. Të njejtën gjë më vonë kishte bërë edhe ndaj Ronald "Winky" Wright në qershor të vitit të kaluar, por si duket mosha tashmë nuk i lejon që të jetë në nivelin të cilin ashuruesit e boksit e kanë parë gjithnjë Bernard Hopkinsin.

Për më tepër te reja nga boksi kliko në www.boxalb.com

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›