Pango: “Per here te pare 6 sportiste te kualifikuar ne Olimpiade”

KONFERENCE PER SHTYP
E MINISTRIT TE TURIZMIT, KULTURE,RINISE DHE SPORTEVE
Z. YLLI PANGO
Të nderuar sportistë dhe tranjerë,
Duke qënë të ndërgjegjshëm për rolin e madh social, kulturor dhe edukativ te sportit, si një mjet potencial për rritjen e imazhit sportiv të vëndit tonë, si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në përputhje me politikat qeveritare për zhvillimin e sportit, kam vlerësuar cdo përpjekje dhe arritje të sportistëve tanë elitarë në kompeticionet sportive ndërkombëtare, sidomos në ato veprimtari që kanë vulosur rritjen e përfaqëismit të Ekipit tonë Olimpik në Lojrat Olimpike "Pekin 2008".
Qeveria është e angazhuar për ta mbështetur sportin cilësor, gjë të cilën e ka konkretizuar me nxjerrjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2006 për shpërblimin e sportistëve që arrijnë rezulatet të lartë, duke vendosur një masë shpërblimi shumë të lartë në krahasim me shumë vende europiane.
Shpërblimi dhe mbështetja e 5 sportistëve më të mirë të vitit 2007 dhe trajnerëve të tyre, është një dëshmi e gjallë e përkujdesjes së shtetit ndaj kësaj elite sportive, që padyshim janë dhe përcuesit më të drejtëpërdrejtë të politikës shqiptare sportive në arenën ndërkombëtare.
Kam kënaqësinë të deklaroj se tashmë për herë të parë në këtë edicion janë kualifikuar tashmë 6 sportistë dhe shpresojmë të tjera kualifikime për rritur pjesmarjen e delegacionit tonë olimpik në Pekin.
Jemi këtu sot për uruar sportistet për rezultatet e larta të arritura:
1- Peshngritësen Romela Bega vendi i dytë në Kampionatin Europian të peshëngritjes Itali 2008
2- Mundësin Elis Guri vendi i tretë në Kampionatin Europian të Mundjes në Finlandë 2008.
3- Qitësen Lindita Kodra vendi i katërt në Kupën e Botës, Pekin 2008.
QITJE
Lindita Kodra , Kampione Europe 2007, 5 000 000 lekë
• Nga MTKRS si sportistja më e mire e vitit 2007, 400 000 lekë
• Fond shtesë për Lojrat Olimpike 300 000 lekë
MUNDJE
Sahit Prizreni, Vendi i Tretë në Botë 2007, 6 000 000 lekë
• Nga MTKRS si sportisti më e mire e vitit 2007, 400 000 leke
• Fond shtesë për Lojrat Olimpike 250 000 lekë
Elis Guri Vendi i Shtatë në Botë Kampionat Botëror, 2007
• Nga MTKRS si sportisti më e mire e vitit 2007, 400 000 leke
• Fond shtesë për Lojrat Olimpike 250 000 lekë
PESHËNGRITJA
Erkand Qerimaj, Medalje Argjendi . Kampionati Botëror te rinjve, 2007 2. 000 000 lekë
• Nga MTKRS si sportisti më e mire e vitit 2007, 200 000 leke
• Fond shtesë për Lojrat Olimpike 150 000 lekë
Romela Begaj Medalje Argjend ne nje stil, Kamp Evropian Strasburg prill 2007
• Nga MTKRS si sportisti më e mire e vitit 2007, 200 000 leke
• Fond shtesë për Lojrat Olimpike 150 000 lekë
GERTI TRASHA
1 000 000 leke shperblim i VKM ,2008
Ne vitin 2004 MTKRS ka akorduar per Lojrat Olimpike "Athine 2004", 2,325.000 leke
MTKRS ka mbështetur financiarisht Komitetin Olimpik Shqiptar për pjesëmarrjeën e delegacionit tone në Lojrat Olimpike " Pekin 2008" me shumën 4 500 000 leke. Shpenzime gjithësej për Lojrat Olimpike 6 200 000 lekë
Do te filloj procedura per shperblimin e sportisteve fitues mbas plotesimit te dokumentacionit dhe pergjigjes se kontrollit doping.
Romela Begaj 3.000.000 leke
Elis Guri 2.000.000 leke