E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi ngul këmbë për Serxho Agueron

Por bardhekkuqtë e Atletikos kërkojnë jo më pak se 57 milion euro, për t’u privuar nga shërbimet e talentit 21-vjeçar.

Megjithëse skuadra e Karlo Ançelotit është duke bërë një paraqitje të mirë në kampionat, trajneri italian dëshiron të afrojë një tjetër yll në ekip dhe sulmuesi argjentinas është prioriteti kryesor.

Megjithatë, edhe në rast të një transferimi të mundshëm, lojtari nuk do të mund të luajë në ndeshjet ndërkombëtare, sepse ka luajtur me ekipin e tij aktual ndaj grekëve të Panathinajkosit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›