E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet Liverpuli, i largohet kreut

Braziliani Lukas Leiva shënoi një autogol në minutën e 34-t, kurse pak para fundit të pjesës së parë, Kërtis Deivis i dha avantazhin e dyfishtë ekipit mik.

20 minuta para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, Fernando Torres shkurtoi diferencën në 2-1. Por një minutë më vonë, kapiteni Stiven Xherrard shkakton një penallti, që kthehet në gol nga Eshli Jang.

Pas tre javëve të para të Premier Ligës, Liverpuli ka vetëm tre pikë, po aq sa dhe Aston Vila, duke u shkëputur 6 pikë nga Çelsi dhe Totenhemi që mbajnë vendin e parë me pikë të plota.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›