Johanesburg, Nelson Mandela lë spitalin
JOHANESBURG- Ish lideri i luftës kundër Aparteidit, Nelson Mandela ka lënë sot spitalin, ku u shtrua një ditë më parë në Johanesburg. Agjensia e lajmeve BBC shkruan se Mandela la spitalin pasi iu nënshtrua një operacioni për shkak të disa problemeve abdominale që shfaqi një ditë më parë.
Ndërkaq, autoritetet vendase nuk konfirmuan faktin se Mandela iu nënshtrua operacionit, por theksuan se thjesht u diagnostikua dhe u mjekua e më pas është dërguar pranë familjes së tij. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore qeveria është shumë e kujdesshme për kontrollin e informacionit në këtë drejtim, vecanërisht pasi shëndeti i ish liderit ka qenë subjekt spekullimesh të shumta.
Në dhjetor të vitit të kaluar, policia vendase zbuloi disa kamera jashtë shtëpisë së Mandeles në Kunu, dhe lajmi se fituesi i cmimit Nobel të Paqes po spiunohej nga dy agjencitë më prestigjoze Reuters dhe AP, shkaktoi shumë polemika. 93- vjeçari Mandela u shtrua në janar të vitit të kaluar në spital për probleme me frymëmarrjen dhe ka zëra që thonë se shëndeti i tij është mjaft i dobët prej disa vitesh tashme. Ish presidenti afrikano-jugor nuk shfaqet në publik nga finalja e kampionatit botëror të futbollit në 2010-ën.
(el.me/News24/BalkanWeb)