Polici afgan vret 1 ushtar amerikan, plagos 6 të tjerë
KUNDUZ- Tjetër sulm ndaj ushtarakëve të NATO-s është regjistruar sot në Afganistan. Një granatë është hedhur në bazën e NATO-s në Kunduz të Afganistanit, duke lënë të vdekur një ushtar amerikan dhe plagosur rreth 6 të tjerë.
Ndërkaq, një ditë më parë një 25-vjecar, oficer i policisë afgane qëlloi mbi disa këshilltarë të NATO-s, duke lënë dy prej tyre të vdekur. Sulmi ndodhi brenda ambjenteve të Ministrisë së Brendshme afgane. BBC njoftoi sot identifikimin e agresorit, i cili eshtë 25-vjecari Abdul Saboor, oficer i policise afgane, i cili arriti të largohej menjëherë pas sulmit.
Pas kësaj ngjarje i gjithë stafi i NATO-s është tërhequr nga ministritë afgane. Në mbarë vendin vijojnë protestat pas djegies së Kuranit nga ushtarë afganë.
(el.me/News24/BalkanWeb)