E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kërkohej në Itali e Shqipëri nën akuzën e pedofilisë, pranga 49-vjecarit

ATHINË- Autoritett greke kanë mundur të vënë në pranga një 49-vjecar, i kërkuar nën akuzën e pedofilisë.

49-vjecari është arrestuar gjatë përpjekjes së tij për të hyrë në Shqipëri dhe për të takuar të afërmit. Arrestimi është kryer në pikën kufitare greke të Kristalopigjisë.

49-vjecari identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur fshihej për më shumë se 12 vitesh në Greqi, ndërkohë që mëngjesin e sotëm mësohet të ketë rënë në pranga të policisë së shtetit helen.

Ndaj 49-vjecarit shqiptar ekzistonte prej vitesh edhe urdhër ndërkombëtar arresti, pasi kërkohej nga organet italiane te rendit, por edhe nga policia shqiptare për një sërë veprash penale ndaj personave të mitur në periudhën kohore prej datës 2 deri ne 5 qershor të vitit 2000 në Itali.

I shumëkërkuari akuzohet për bashkëpunim në përdhunime dhe sulme seksuale të përsëritura kundër të miturve, si dhe për organizimin e takimeve seksuale të bashkëpunëtorëve të tij.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›