Lushnjë, aksidentohet për vdekje një i ri

Viktima është shtetasi Sadik Kapaj 22-vjeç, i cili është goditur për vdekje nga një automjet tip Fiat.
Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. 22-vjeçari ishte nga fshati Krutje i Lushnjës. Viktima ishte duke udhëtuar me motor, teksa shkonte për në punë.
Policia tha se shpejtësia me të cilën udhëtonte i riu ka qenë tej normave të lejuara, duke u përplasur me automjetin. Përplasja ka qenë kaq e fortë, saqë i riu ka humbur jetën menjëherë pas përplasjes, ndërsa motori është shkatërruar plotësisht. I riu ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë. Forcat e rendit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit një 55-vjeçar, ku pritet të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. /Start/
2012-02-26 09:39