Johanna Neumann kujton humanizmin shqiptar gjate Nazizmit
Johanna Neumann e cila banon ne Silverspring afer Uashingtonit ka nje lidhje te vecante me Shqiperine. Bashke me prinderit e saj hebrej ajo e kaloi gjithe periudhen e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi. Johanna ishte femije ne ate kohe por kujtimet nga Shqiperia i ka te pashlyera. Ajo thote se Besa fjala e dhene e shqiptareve i shpetoi jeten familjes se saj ne Shqiperine e pushtuar. Me rastin e Dites se Perkujtimit te Holokaustit Zeri i Amerikes transmetoi intervisten qe kolegu Ilir Ikonomi i mori zonjes Newmann.
Ne shkurt te vitit 1939 kur ne Gjermani jeta per hebrejte ishte bere e rrezikshme familja Newmann u nis drejt Shqiperise me synimin per te arritur ne Amerike. Pse pikerisht ne Shqiperi Sepse familja e saj kishte mundur te marre viza ne legaten shqiptare ne Berlin.
Arritem ne Shqiperi me 1 mars 1939 por ne prill vendi u pushtua nga Italia. Konsulli i Shteteve te Bashkuara ne Tirane ne ate kohe u largua per ne Napoli keshtu qe ne nuk mundem te marrim dot viza amerikane dhe mbetem ne Shqiperi. Ne fillim jetonim ne Durres. Atje kishte rreth 60 hebrej austriake dhe jetonim te gjithe bashke. Pastaj vendosem te merrnim me qera nje banese te vogel ne fshatin Shkozet te Durresit.
Johanna dhe familja e saj kishin mbetur pa shtetesi sepse gjermanet nuk ua zgjaten afatin e pasaportave.
Kur Mbreti Zog u be me djale me 5 prill 1939 nga gezimi ai vendosi te na jepte te gjithe neve hebrejve shtetesine shqiptare pra ne do te ishim bere shtetas shqiptare nese Shqiperia nuk do te ishte pushtuar.
Ne vjeshte te vitit 1940 kur filloi lufta Italo-Greke nga territori i Shqiperise familja u detyrua te zhvendosej ne Berat sepse Durresi u shpall zone strategjike nga italianet.
Johanna kujton se pritja nga njerezit ne Berat ishte e jashtezakonshme. Ajo e kujton keshtu nje dite Bajrami ne Berat
Fqinjet na sillnin pilaf bakllava kadaif dhe gjera te tjera te mira. Pastaj na ftonin te shkonim bashke me ta ne xhami.
Te gjithe e dinin se ne ishim hebrej por ky nuk ishte fare problem kujton Johanna.
Mendoj se koncepti i Beses dhe i Kanunit u demonstruan mjaft qarte gjate gjithe atyre viteve dhe ne u pritem me krahe hapur nga te gjithe. Ne kishim shume miq shqiptare njihnim shume shqiptare qofshin qytetare private apo zyrtare te qeverise. Ata benim cmos qe te na ndihmonin
Johanna tregon se si para dy vjetesh foli ne nje shkolle te mesme te Hamburgut ne Gjermani dhe beri nje krahasim qe i la ne heshtje nxenesit
U thashe atyre se Shqiperia ne ate kohe ishte nje vend me 1 milion banore dhe me nje perqindje te larte analfabetizmi nje vend qe nuk shquhej si i pasur apo si intelektual mirepo per nga niveli moral ata ishin mjaft lart. Nga ana tjeter Gjermania ishte nje vend mjaft intelektual me poete historiane shkencetare dhe kompozitore por qe ra poshte ne nivelin qe e dime te gjithe.
Pas Beratit familja e Johanes u zhvendos ne Lushnje pastaj perseri ne Shkozet dhe me vone ne Tirane. Ata u ndihmuan sidomos nga nje familje me mbiemrin Pilku.
Familja Pilku u ekspozua plotesisht per shkakun tone. Gjermanet mund te kishin zbuluar se ne ishim hebrej dhe ata mund ta kishin pesuar. Nuk mund te gjenden dot fjale per te lavderuar te gjithe ata njerez qe shpetuan hebrejte me cdo cmim perfshire disa njerez ne qeverine e ashtuquajtur kukull si Mustafa Kruja i cili ishte ne dijeni te kesaj situate. E gjithe kjo diktohej nga Kanuni dhe nga Besa. Njerezit kishin dhene fjalen dhe fjala e dhene nuk mund te kthehej. Ata e pohonin vete nese te jap fjalen se do te te fsheh e do te te shpetoj e nese nuk e bej kete atehere do te turperohem perpara vetes perpara familjes dhe tere fshatit.
Vite me pare nje shoqe e saj e femijerise Erika Permeti e ndihmoi te lidhej me pasardhesit e familjes Pilku qe dikur i kishte ofruar strehe. Kjo u be nxitje qe Johanna dhe familja e saj te shkonin per nje vizite ne Shqiperi ne vitin 2007.
Kur arritem ne aeroportin e Tiranes aty ishte Edit Pilku djali i familjes Pilku. Ishte e pabesueshme qe po takoheshim pas 62 vjetesh. Ne ishim ndare kur ishim 12 vjec dhe luanim bashke.
Johannes i beri pershtypje te thelle pritja ne Shqiperi. Ajo vizitoi Beratin Lushnjen dhe Tiranen. Por ne Durres pritja ishte e jashtezakonshme.
Kur zbritem nga makina banda frymore e qytetit na pershendeti me hyminet kombetare te Shqiperise dhe Izraelit. Ishte dicka e mrekullueshme. Ata kishin vene jashte Bashkise flamurin shqiptar flamurin amerikan dhe ate izraelit.
Nderkohe qe nga xhamia perbri vinin tingujt e Muezinit asaj i beri pershtypje te madhe fakti qe pikerisht aty perpara bashkise degjoheshin njekohesisht lutjet myslimane dhe himni izraelit nje simbolike qe ajo thote se nuk do ta harroje kurre.
Johanna ruan nje kujtim te cmuar nga vitet e luftes ne Shqiperi. shte kjo pikture qe i ati i saj realizoi ne qendren e Tiranes rreth 70 vjet me pare.
Mendoj se Shqiperia megjithese e vogel dhe megjithe problemet e saj duhet te jete nje shembull per boten se cmund te beje humanizmi.
Ne vitin 1939 jeta e Johanes mori nje kthese shqiptaret i dhane strehe dhe e mbrojten. Ata mbrojten jo thjesht nje familje por nje ceshtje shume me te madhe njerezore.