E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy: Franca do të vazhdojë misionin në Afganistan

PARIS - Presidenti francez, Nikolas Sarkozy ka thënë se Franca do të vazhdojë misionin e saj stërvitës në Afganistan.

Sarkozy duke folur në një konferencë shtypi në Paris, pas takimit me presidentin afgan, Hamid Karzai tha se trupat franceze do të kthehen nga Afganistani në fund të vitit 2013, ashtu edhe siç ishte e paraparë.

Presidenti Sarkozy këtë muaj ka pezulluar të gjitha operacionet tokësore të Francës në Afganistan dhe ka kërcënuar se do t’i tërheqë trupat para afatit të largimit.

Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e vrasjes së katër ushtarëve francezë nga një ushtar afgan. Karzai gjatë turneut europian, ka qëndruar edhe në Itali, ku ka takuar kryeministrin Mario Monti.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›