Rama: Kryeprokurorja profesioniste, kryeministri gënjeshtar!
TIRANE-Lidhur me ngjarjet e 21 Janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi kryeprokuroren Ina Rama profesioniste kurse Berishën gënjeshtar dhe turp të Shqipërisë.
Në një reagim në rrjetin social Twitter, kryesocialisti shprehet se “Dy ditë dy intervista dy pamje, Ina Rama, qetësi, profesionalizëm, fakte. Saliu corodi, gënjeshtra, kërcënime, turpërues për Shqipërinë!
Në një intervistë televizive 2 ditë më parë rreth hetimeve për 21 Janarin kryeministri Sali Berisha theksoi se, “Ina Rama nuk e meritonte shkarkimin, por arrestimin”.
Kurse të enjten, kryeprokurorja Ina Rama gjatë një interviste televizive mbrojti hetimet dhe konkluzionet e FBI rreth ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa akuzoi Gardën se fshehu gëzhojat që ishin shkrehur në bulevard, jashtë rrethimit të kryeministrisë ndërsa theksoi se janë fshehur qëllimisht filmime që tregojnë shumë të vërteta rreth demonstratës së Janarit.
(d.b/BalkanWeb)