Jeremiç: Paralajmërimet për njohjen e Kosovës, gënjeshtra
BEOGRAD - Ministri serb i punëve të jashtme, Vuk Jeremiç ka thënë se shumë vende afrikane kanë konfirmuar “të pavërtetat”, që, sipas tij, transmetojnë mediat kosovare për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Në Republikën e Afrikës Qendrore, për shembull, janë dhënë para të mëdha për të ndodhur kjo njohje. Mirëpo, me para nuk mund të blini gjithçka”, - deklaroi Jeremiç gjatë vizitës dyditore në Etiopi.
Kryediplomati serb deklaroi gjithashtu se ministrat e jashtëm të Nigerisë dhe të Afrikës së Jugut “kanë deklaruar se qeveritë e tyre nuk do ta njohin Kosovën”.
Sipas tij, edhe qëndrimi i Etiopisë, ku ndodhet selia e Bashkimit Afrikan, “mbetet i palëkundur”.
(er.nu/rel/BalkanWeb)