E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Më 9 mars konkursi për planin urbanistik, Tiranë

 TIRANE-Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, përfaqësues të Biznesalbania duke përshëndetur nismat e pushtetit vendor në ndihmë të sipërmarrjes kanë kërkuar thellimin e tyre.
Një propozim që vjen nga biznesi është krijimi i fondit të garancive për kredi të buta për biznesin e vogël.
“Mendojmë që është ide shumë e mirë për të lehtësuar bizneset e reja që punësojnë përshembull mbi 50 punonjës, duke u përjashtuar nga taksat. Por ne mendojmë që kjo politike e re ka nevojë të mbështetet me financime, ose me kredi të buta nëpërmjet krijimit të fondeve të garancive të kredivë që marrin sipërmarrësit e vegjël, se përndryshe idetë shumë të mira nuk bëhen të mundur për tu zbatuar, skundër ky është një opinion edhe i joni të shifet mundësia që numri i punonjësve që përfitojnë lehtësi fiskale të ulet”, u shpreh Luan Bregasi. 

Kryebashkiaku Basha ka shprehur interesin për thellimin e bashkëpunimit me biznesin. Ai ka bërë të ditur se do të bëhet hipotekimi i të gjitha pallateve në kryeqytet pavarësisht problematikës së disa prej tyre.

“Asnjë objekt me leje nga Bashkia e Tiranës nuk do të mbetet pa hipotekuar, sado e vështirë të paryaqitet situata. Edhe sikur të na duhet t’i kërkojmë qeverisjes qëndrore t’i bëjmë ndërhyrje në legjislacionin kombëtar. Dhe kjo do përfundojë medeomos brenda vitti 2012, dhe kjo është sfidë personale e imja jo sepse kam dhënë fjalën, por sepse është valvulë shumë e rëndësishme për tregun imobiliar dhe është një provë e vetëbesimit që qyteti i Tiranës ka për të ardhmen”.

Kryebashkiaku foli dhe për planin urbanistik, projektet për të cilin do të paraqiten nga 7 arkitektë të huaj më 9 Mars. Në këtë plan urbanistik do tu jepet hapësirë biznesit kryeqytetas për të zhvilluar projektet e tij.
“Më 9 mars, 7 nga 20 arkitektët më të famshëm të botës do të paraqesin projektet e tyre, para një jurie ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë ne do të kemi një hap më afër, me përzgjedhjen e fituesit, nisjes së punës për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm zhvillimi për qytetin e Tiranës, sepse përtej monumentale, urbanistike, ambientale, estetike qytetare është një aks i fuqishëm i zhvillimit urban të Tiranës, i zhvillimit ekonomik të Tiranës”, tha Basha.

(d.bNews24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Basha biznesit tiranas: Hidhini sytë nga Kosova

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›