Luan Krasniqi, vitin e ardhshëm për titullin botëror

Prishtinë, 14 shtator (ER) - Luan Krasniqi është pajtuar me promoterin e tij Klaus-Peter Kohl, pas disa mosmarrëveshjeve që kishin shpërthyer në muajt e fundit. Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë ka zhvilluar një bisedë me njeriun kryesor të organizimit të meceve profesioniste në Evropë dhe kanë arhur në marrëveshjen që Luan Krasniqi të luftojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në vitin e ardhshëm.
"Kemi zhvilluar një bisedë sqaruese dhe tani gjithcka në rregull mes nesh", i ka thënë Krasniqi të javores gjermane "Sport Bild", ndërsa Kohl ka treguar edhe lajmin se Krasniqit do ti ofrohet edhe një mundësi që të luftojë për titullin e kampionit të botës. "Ne duam që të kemi një mec për titullin e kampionit të botës gjatë vitit të ardhshëm", ka thënë ai.
Më parë ishte planifikuar që Krasniqi të zhvillojë një mec kundër amerikanit Tony Thompson më 16 shtator, para se ti vinte rasti për tu përballur me kampionin e botës në versionin WBO, bjellorusin Sergej Lijachowitsch. Gjithcka ishte anuluar pas mosmarrëveshjeve për disa detaje të kontratës mes ish-kampionit të Evropës, Luan Krasniqi dhe promoterit gjerman të "Universum Box Promotion".
Luan Krasniqi kishte dështuar që të fitojë titullin e kampionit të botës në versionin ËBO, kur më 28 shtator të vitit 2005 ishte mposhtur nga amerikani Lamon Breëster me nokaut në rundin e nëntë në një mec të organizuar në Hamburg të Gjermanisë për nder të 100-vjetorit të lindjes së legjendës gjermane të boksit profesionist, Max Schmeling.
Aktualisht 35-vjecari i lindur në Junik është i dyti në ranglistën e ËBO për kategorinë e rëndë, pas rusit Sultan Ibragimov, i cili sipas të gjitha gjasave do të ketë rastin i pari që të sfidojë titullin që mbahet nga bjellorusi Lijachowitsch.
Liridon Ibërdemaj