E Diel, 1 Nëntor 2026

John Kerry dëshmon para Komisionit të Jashtëm të Senatit: SHBA, shtet udhëheqës në arenën ndërkombëtare

25-01-2013 / Gazeta 55

“Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka munden për të ndalur Iranin, që të sigurojë bombën atomike”

Kandidati i Presidentit Barack Obama për postin e Sekretarit të Shtetit gjatë mandatit të tij të dytë, Senatori John Kerry dëshmoi para Komisionit të Jashtëm të Senatit, një komision që ai vetë e ka drejtuar për 4 vitet e fundit.
Miratimi i kandidaturës së tij nga Senati pritet të kalojë pa probleme.
Senatori John Kerry tha në seancën dëgjimore se “Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin problemet fiskale brenda vendit që të jenë udhëheqëse në arenë ndërkombëtare”. “Më shumë se kurrë, politika e jashtme është politikë ekonomike”- tha ai.
Senatori amerikan John Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka munden për të ndalur Iranin, që të sigurojë bombën atomike, deklaratë që u bë gjatë një seance dëgjimore për të marrë konfirmimin si Sekretar i Shtetit. “Duke iu referuar interesave tona të jashtëzakonshme në mospërhapjen e bërthamoreve, ne duhet të zgjidhim çështjet, që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Presidenti e ka bërë të qartë. Ne do të bëjmë çfarë mundemi për të parandaluar Iranin, që të sigurojë armën bërthamore”- tha Kerry.
Gjatë seancës ai iu përgjigj pyetjeve rreth shërbimit të tij ushtarak në Vietnam, krizës në Siri, si dhe propozimin e tubit të gazit Keyston XL, i cili pritet të shtrihet nga Kanadaja në shtetin jugor të Teksasit.
Presidenti Barak Obama e emëroi 69-vjeçarin Xhon Kerri, në postin e kryediplomatit të Shteteve të Bashkuara, për të zëvendësuar Hilari Klinton. Në fakt, emri i tij ishte i dyti, pas atij të Suzan Rajs, që mban postin e ambasadores së SHBA-ve në OKB.
Emri i saj u lidh me deklarata kontradiktore, për ngjarjen në konsullatën e Bengazit në Libi. Në senat, demokrati i Masaçusetsit pritet të konfirmohet lehtësisht. Kerri u shoqërua nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, senatori republikan, Xhon MekKein, dhe senatorja e re e Masaçusetsit, Elizabet Uorren.
Klinton e quajti kandidaturën e Xhon Kerrit si zgjedhjen e duhur. Nga ana e tij, senatori shprehu vlerësimin për punën dhe kontributin e saj. “Sekretarja Klinton, në veçanti, ka punuar mbi dhe përtej detyrës. Mendoj se të gjithë në këtë komision bien dakord. Puna e saj ka qenë e shkëlqyer dhe të gjithë do ta falënderojmë për punën e kryer më së miri, për përpjekjet e palodhshme për vendin tonë. Do të bëj gjithçka mundem në fuqinë time, për të mbledhur të gjitha energjitë e mia, për të çuar më tej arritjet e saj dhe vizionin e Presidentit”, tha Kerri.
Veteran i luftës në Vietnam dhe senator prej vitit 1985, Senatori Kerri ishte kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, por humbi përballë Xhorxh Ë. Bushit. Pas marrjes së detyrës në krye të Departamentit të Shtetit, vendi i tij në senat do të plotësoshet nga Guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrik, dhe brenda pak muajsh do të zhvillohen zgjedhje për këtë post.

Klinton dëshmon për Benghazin: Sekretarja amerikane e shtetit ka mbrojtur veprimet e saj gjatë sulmeve

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka mbrojtur veprimet e saj në 11 shtator të 2012-ës, gjatë sulmeve në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori amerikan dhe tre shtetas të tjerë. Klinton e ka cilësuar incidentin, i pari që nga viti 1988 ku hubi jetën një ambasador amerikan, si rrjedhojë e një periudhe të gjatë dhune dhe paqëndrueshmërie në rajon, që nga fillimi i pranverës arabe. Duke dhënë dëshminë e saj para kongresit, ajo ka dhënë detaje për ditën e parë pas sulmit duke thënë se kishte drejtuar reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Departamenti i shtetit.
"Marr përgjegjësinë për ato që ndodhën. Asnjë më shumë se mua nuk dëshiron zbardhjen e ngjarjeve. Jam e vendosur që ta lë departamentin e shtetit dhe vendin më të sigurt dhe të fortë.
Hetimet zyrtare kanë dhënë përfundimin se Departamenti i shtetit ishte totalisht i papërgatitur për të menaxhuar sulmin duke vënë në pah mangësitë në menaxhim dhe në drejtim, koordinim të dobët dhe paqartësi të autoriteteve në Uashington. Hetimi gjithsesi nuk fajëson Klinton në mënyrë të drejtpërdrejtë. Një raport nga komiteti i senatit amerikan shkruante se Departamenti amerikan i shtetit kishte bërë një gabim të rëndë duke mbajtur hapur ambasadën në Bengazi pavarësisht situatës së rrezikshme.
Klinton u emocionua gjatë dëshmisë së saj.
“Për mua nuk është vetëm një çështje politike, është personale. Qëndrova pranë presidentit Obama kur marinsët sollën trupat e pajetë në Endrjus. Vendosa krahët e mi tek nënat, baballarët, motrat dhe vëllezërit, fëmijët dhe gratë e viktimave. Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të drejtojë burrat dhe gratë e departamentit të shtetit.
Ajo i është kundërpërgjigjur senatorit republikan Ron Xhonson i cili tha se populli amerikan ishte keqinformuar fillimisht për atë që po ndodhte në Bengazi.
"Me gjithë respektin, fakti është se ne humbëm katër persona. A ndodhi për shkak të protestës? Apo sepse dikush vendosi të dilte dhe të vriste disa amerikanë? Çfarë do të ndryshonte kjo? Detyra jonë është të zbulojmë se çfarë ndodhi dhe të bëjmë gjithçka që kjo të mos përsëritet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›