Parlamenti në Katalonjë miratoi deklaratë për sovranitet
Parlamenti i porsazgjedhur i rajonit spanjoll Katalonja miratoi deklaratë për sovranitet, duke vendosur fillimin e një rruge të pasigurt drejt referendumit për pavarësi nga Spanja. Rezoluta jo e detyrueshme dhe në një shkallë të lartë simbolike, në të cilën thuhet se banorët e Katalonjas kanë të drejtë demokratike që ta përcaktojnë sovranitetin, u miratua në Parlamentin 135-anëtarësh me 85 vota "pro", 42 "kundër" dhe dy abstenim. Dy deputetë nuk merrnin pjesë në votim, ndërsa pesë të tjerë refuzuan që të votojnë. Deklarata u parashtrua dhe u përkrah nga partia qeveritare "Konvergencion dhe Lidhje" dhe separatistja e majtë "E Majta Revolucionare". Të dyja partitë duan që të organizojnë referendum për pavarësinë e Katalonjas nga Spanja në vitin 2014. Qeveria e kryeministrit Marijano Rahoj tashmë njoftoi se do ta kontestojë bazën kushtetuese të çdo tentimi për referendum të organizuar për ndarjen e Katalonjës nga Spanja.