E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Sequi: Përmbushja e 3 kushteve afron Shqipërinë me BE-në

25-01-2013 / Gazeta 55

Integrimi, procesi bazohet te meritat e angazhimet

Miratimi i tre ligjeve të mbetura peng i konsensusit mes PD e PS do të sillte statusin e vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Njëkohësisht plotësim i të gjitha prioriteteve të vendosura si kushte për vendin nga ana e BE do të mundësonte hapjen e negociatave për aderimin e Shqipërisë në këtë aleancë. Këto dy pika ishin përmbledhtazi sqarimi që dha kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Ettore Sequi në studion e “ABC News”. Komisioni Evropian, zyrtarët europiane kanë deklaruar se Këshilli i Europian është njohur me  rekomandimin e Komisionit për dhënien e statusi të vendit kandidat. Por kjo kërkesë do të mund të realizohet kur të miratohen tre kushtet e këtij komisioni. Nëse do të kemi një plotësim të tyre, nuk përjashtohet dhe një raport për Shqipërinë që në pranverë të tij viti. Topi është në fushën e Shqipërisë, çdo gjë është e mundur me kusht plotësimi i tre kushteve”, vuri në dukje ambasadori Sequi, gjatë intervistës së tij. “E rëndësishme është që vendi të ecë përpara dhe më tepër se listë përgjegjësish, dua që të  bëj një propozim. Zgjedhjet e ardhshme të mos heqin vëmendjen nga ky proces që është i rëndësishëm dhe është në të mirën e të gjithëve. Në programin e të gjitha partive një pikë e rëndësishme është pikërisht integrimi. Pra ajo që është e rëndësishme lidhet me faktin se kur flasin të gjithë udhëheqësit politik i mëshojnë kësaj pike. Por i rëndësishëm është dhe inkurajimi i vetë qytetarëve me qëllim që të shikojnë se e ardhmja në BE është e afërt”, u shpreh Sequi.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›