E Shtunë, 31 Tetor 2026

John Kerry përgëzon arritjen e marrëveshjes

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se kjo marrëveshje për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kërkoi kompromise dhe guxim politik nga të dyja palët.

“I inkurajoj të dyja palët që tani të zbatojnë në mënyrë ekspeditive dhe në tërësi të gjitha marrëveshjet e nxjerra përmes dialogut deri në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, të mund të ndërtojnë një të ardhme më paqësore dhe prosperuese”, thuhet të deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit.

Shefi i diplomacisë amerikane ka përgëzuar për punën e saj edhe baroneshën Catherine Ashton, duke thënë se lidershipi i saj dhe përkushtimi ishin thelbësor në arritjen e marrëveshjes./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›