Pozita dhe opozita serbe mbështesin arritjen e marrëveshjes

Partitë në pushtet dhe shumica e opozitës e mbështesin arritjen e marrëveshjes duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm e madje historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit, me çka Serbisë i hapët rruga e integrimeve evropiane.
Zyrtarët serbë thonë se me këtë marrëveshje janë miratuar të gjitha kërkesat e Serbisë e veçmas ato që kanë të bëjnë me policinë, gjyqësinë, mospraninë e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri dhe me modifikimin e pikës 14. Kënaqësi e veçantë shprehet me garancitë që ka marrë pala serbe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, se KFOR do të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e popullatës serbe në veri.
Mirëpo, kryeministri IvicaDaçiq ka thënë se për miratimin ose jo të tekstit do të deklarohet qeveria për të cilën thotë se do të jetë unike, dhe i ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit Thaçi se me këtë marrëveshje Serbia e ka njohur Kosovën
Partitë në pushtet e kanë cilësuar marrëveshjen si hap të madh madje edhe historik të kreut të shtetit në drejtim të zgjidhjes së qëndrueshme, e cila nga aspekti i mbrojtjes së identitetit kombëtar është më e pranueshme në këto rrethana. Sipas tyre ajo i hap dyert e rimëkëmbjes evropiane Serbisë, kurse serbët në Kosovë do të marrin garanci nga BE për vetëqeverisjen e tyre dhe lidhjet e fuqishme me shtetin amë, dhe shtohet se me këtë ka nisur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës që është me rëndësi esenciale për stabilitetin dhe evropeizmin e rajonit tonë.
Edhe analistët e Beogradit nënshkrimin marrëveshjes e cilësojnë si moment shumë të rëndësishëm në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit serbe e shqiptar, por shtojnë se me këtë vetëm ka përfunduar një fazë e rëndësishme dhe para dy vendeve gjendet edhe shumë çështje për tu zgjidhur, e veçmas që marrëveshjet të zbatohen./Indeksonline/