Vuçiq: Nuk e kemi njohur as nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës

Zv/kryeministri i parë i Qeverisë serbe Aleksandër Vuçiq ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Serbisë se ajo nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk do të bimë pre e fabrikimeve të Hashim Thaçit tash. Ne e kemi peshën e situatës dhe përgjegjësinë që të kujdesemi për të ardhmen e Serbinë dhe të tëre kombit tonë”, ka thënë Vuçiq për B92. Ai madje kur përmend Kosovën, vazhdon t’i referohet Kosova e Metohia.
“Me këtë marrëveshje, Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë”. ka thënë ai.
Gjatë gjithë ditës Kryeminsitri Hashim Thaçi dhe zyrtarët e tjerë janë deklaruar se "Serbia e ka njohur Kosovën"./Indeksonline/