E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja nënshkruhet mes palësh që njihen, Serbia nënshkroi me Brukselin

Derisa Kosova nuk ka nënshkurar marrëveshje me Serbinë por me Brukselin, siç ka bërë edhe Serbia, duke e evituar nënshkrimin direkt me Kosovës, Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës insistojnë se Serbia me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë e pohoi kreu i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe së fundi edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

“Të dashur miq, marrëveshja e arritur sot ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është një njohje e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Kjo është marrëveshja e parë historike e arritur ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës dhe i Serbisë. Me këtë marrëveshje, Serbia ka pranuar subjektivitetin ndërkombëtarë, sovranitetin, integritetin territorial, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Marrëveshja është baza e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, në aspektin politik dhe bilateral. Me këtë marrëveshje, Serbia ka pranuar shpërbërjen e plotë të strukturave ilegale, paralele dhe të strukturave të sigurisë në veri, ajo njeh sistemin unik të Policisë së Kosovës, të Drejtësisë dhe rendit kushtetues”, ka shkruar ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›