Westerwelle: Palët kanë treguar guxim dhe vizion

Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle lidhur me marrëveshjen e sotme midis Kosovës se Serbisë. “Marrëveshja e sotme midis Serbisë dhe Kosovës është një hap historik në rrugën drejt fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes evropiane, të cilën e përshëndes“, thekson ai.
”Të dyja palët kanë treguar guxim dhe vizion dhe kjo meriton respekt ashtu siçmeriton respekt edhe puna e menqur e ndërmjetësueses Lady Ashton, e cila ka arritur një sukses të madh për diplomacinë e BE-së.
Tani në radhë është hapi vendimtar, ajo që është arritur me marrëveshje të zbatohet shpejt dhe menjëherë në mënyrë efektikve në praktikë.
Nga marrëveshja dhe zbatimi i saj hapet mundësia për hapa të mëtejmë drejt afrimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për çka do të merret në konsideratë edhe plotësimi i kritereve të përcaktuara për këtë qëllim“, thekson Westerwelle./Indeksonline/