E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Kryetarëve: Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar do të zhvillohet të hënën e 3 shtatorit, ora 11:00

31-08-2012 / Gazeta 55

Vendimi: “Ok” shqyrtimit të propozimeve të PS për ndryshimet kushtetuese

Konferenca e Kryetarëve të Grupeve parlamentare ka marrë në shqyrtim dhe ka miratuar me konsensus Programin e Punës për periudhën 2 shtator 2012-31 tetor 2012, si dhe Kalendarin Trejavor të Punimeve për periudhën 3 shtator 2012- 21 shtator 2012. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë kryesisë së Kuvendit, në këtë mbeldhje është vendosur që seanca e parë e sesisonit të ardhshëm parlamentar do të zhvillohët ditën e hënë më datë 3 shtator, në orën 11:00.
Mësohet se krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord që ditën e enjte, datë 6 shtator të mblidhet Këshilli i Legjislacionit, i cili do të marrë në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, që synojnë ndryshime të Kushtetutës së vendit, të cilat prekin institucione të drejtësisë.
Gjatë këtij sesioni parlamentar, deputetët pritet të vijojnë diskutimet e projektligjit për Gjykatën e Lartë, i mbartur nag sesioni i kaluar pas kërkesë së Partisë Socialiste për shqyrtim më të detajuar. Nga miratimi i këtij ligji, për të cilin nevojiten votat e 3/5 e deputetëve, varet edhe zbatimi i ligjit të Gjykatës Administrative.
Gjatë këtyre javëve të punimeve të Kuvendit, ligjvënësit do të diskutojnë aktet dhe projektligjet e miratuar gjatë javëve të fundit nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu, në fillim të këtij sesioni parlamentar shpallet konkursi për pozicionin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjve, pasi të hënën ligji i ri zgjedhor hyn në fuqi. Të gjitha dosjet e paraqitura do të depozitohen pranë Komisionit parlamentar të Ligjeve, i cili më pas do të nisë shqyrtimin e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›