E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banoret të frikësuar nga përmbytja

Reshjet e shiut por dhe shkrirja e dëborës, qe shkaktuan zgjerim te sipërfaqes se përmbytur gjate 24 orëve te fundit kane rikthyer panikun tek banoret e rajonit verior, te cilët i druhen një tjetër përmbytje masive. Aktualisht janë nen ujë mbi 7200 hektarë toke bujqësore, rreth 300 hektarë me shume se sa ne fundjave. Gjendja me e rende paraqitet ne komunën e Velipojës, e cila është e izoluar qe nga fillimi i muajit. probleme raportohen edhe ne fshatin Trush ku shtëpitë janë ende nen dhe banoret ankohen për mungesën e ndihmave. Banoret e fshatrave Cas dhe Luarz ku argjinatura është dëmtuar bëjnë thirrje për ndërhyrje emergjente. Edhe ne fshatin Ashte 11 shtëpi buze Drinit rrezikojnë shembjen ne rast vërshimi te lumit. Ndërkohë rruga kryesore për ne Dajç kalohet vetëm nga mjetet e renda pasi uji shkon ne 70 cm. Krejtësisht i izoluar me pjesën tjetër te vendit është edhe fshati Obot ku transporti i njerëzve dhe mallrave behet vetëm me ane te varkave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›