Fier, buka 20 lekë me shtrenjtë

Në prag te festave te fundvitit, fieraket po përballen me rritjen e çmimit me 20 leke te produktit kryesor jetik, bukës. Kështu Fieri pozicionohet ne vendin e pare te qyteteve persë i përket shtrenjtimit te prodhimeve te miellit. Buka 1 kilogramëshe tashme tregtohet me 120 leke. Ky vendim i pronareve te furrave, është cilësuar nga moshat e treta si dhurata me e hidhur për festat. Shume prej qytetareve te indinjuar nga kjo rritje e befte çmimi ne fundvit, janë larguar nga furrat pa blere bukën. Ne kushte te tilla banoret thonë se do ta gatuajnë atë ne shtëpi. Rritje me 10 dhe 20 leke kane pësuar edhe prodhimet e tjera te miellit. Pronaret e furrave e argumentojnë vendimin e tyre, me koston e larte te prodhimit për shkak te rritjes se çmimit te miellit, energjisë e gazit qe përdoret për pjekje. Ne Fier janë shtrenjtuar edhe ushqimet si dhe frutat e perimet.
Shpërndaje