E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat e Tiranes rrezik per tejmbushje

Ashtu sikurse edhe kater vjet me pare autoritetet e kryeqytetit ka shume gjasa qe te deklarojne per pak kohe se nuk ka me vend per varre dhe te kerkojne shtyrjen e te gjitha vdekjeve. Qendra Shqiptare per Rehabilitimin e Traumes dhe te Tortures per here te dyte ne vetem tre muaj ka tentuar te sensibilizoje Bashkine e Tiranes dhe Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise qe te nderhyjne sepse nuk ka mbetur me vend per varre dhe edhe rrugicat e varrezave jane zevendesuar me varre.

Rrugicat e dikurshme mes parcelave ne varrezat e Sharres i kane zene vendin vendprehjes se re per ata qe kane humbur jeten gjate koheve te fundit. Muret e betonit ne pjesen veriore te varrezave jane shkaterruar dhe eshte vendosur qe pikerisht aty te projektohet zgjerimi i metejshem i ketij mjedisi. Por keto veprime te Bashkise se Tiranes te cilat duket se jane zgjidhje emergjente perbejne nje rrezik per rreshqitje dheu duke shkaterruar varrezat e kryeqytetit e duke perbere nje skandal ndaj kujtimit te personave trupat e te cileve prehen aty.

Qendra Shqiptare per Rehabilitimin e Traumes dhe te Tortures ka publikuar per mediat kete rrezik skandali duke kerkuar nderhyrjen e menjehershme te autoriteteve shteterore. Aktivisti Saimir Maloku i biri i Reshit Malokut projektuesit te varrezave te Sharres deklaroi vetem dy muaj me pare se kane nisur punimet ne nje pjese qe rrezikon vete shembjen e varrezave me te medha te kryeqytetit.

Im ate me ka treguar se kjo parcele e mesiperme si pjese kodrinore nuk duhet perdorur si varreza sepse eshte i veshtire drenazhimi i tokes dhe ka rrezik rreshqitje dheu ne rast te shirave te rrembyeshem. Veprimet e mesiperme te Drejtorise se Sherbimit Funeral dhe te Varrezave prane Bashkise se Tiranes jane nje shkelje flagrante e respektimit te rregullave te sigurimit teknik te ndertimit te varrezave - deklaroi z. Maloku.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›