Historia e komunizmit boteror ne nje veshtrim krejtesisht te ri
Profesori dhe historiani Liman Varoshi njeheresh rektori i Universitetit A. Xhuvani ne Elbasan ka hedhur prej disa ditesh ne treg librin e tij te ri Lufta e ftohte ne Evropen e Lindjes. Profesor Varoshi sipas studiuesve te historise dhe akademikeve shpreh ne librin e tij qe mbart vlera te patjetersueshme faktin se Lufta e Ftohte eshte pa dyshim sintagma me e shkurter per te karakterizuar historine politike te njerezimit ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te. Duke lexuar librin e prof. Varoshit kupton se ne perfundim te Luftes se Pare Boterore rezultati me i rendesishem qe u arrit qe shembja e shteteve perandorake. Tri perandori shumeshekullore Perandoria e Shenjte Romake sic e quante veten Perandoria Austro-Hungareze Perandoria Cariste Ruse dhe Perandoria Otomane e turqve selxhuke u shemben me rropame. U duk se globi po ndahej pergjithnje nga nje histori fuqish te medha e te vogla shtetesh e supershtetesh perandorish e kolonish. Por paqja e Versajes deshtoi shume shpejt rendi boteror i vendosur ne mbarim te luftes nuk u qendroi dot provave. Sipas shprehjes se ish-presidentit amerikan George Bush Senior antifashizmi qe vlera me e madhe morale qe krijuan popujt ne shekullin e 20-te. Fitorja antifashiste ishte shprehje e triumfit te vlerave njerezore. Ne liber duket qarte se ne entuziazmin e viteve te para te pasfitores nje iluzion i ri pushtoi globin iluzioni per nje bote pa luftera per nje bote te lire dhe demokratike. Por ky vegim u provua shume shpejt se ishte i genjeshtert. Dy krahet e se njejtes aleance qe kishin luftuar e sakrifikuar bashkerisht per te mposhtur furine nazifashiste shume shpejt u gjenden perballe njeri-tjetrit si dy kundershtare. Nisi ajo qe njihet si lufta e sistemeve politike. Mure te reja u ngriten ne boten e re qe sapo kishte dale nga nje mundim titanik. Perendimin liberal dhe Lindjen totalitare u duk qarte se i kishte bashkuar ne nje aleance vetem kercenimi nazifashist. Sapo ky kercenim u mposht sapo lufta me arme mbaroi sapo rendi i ri boteror u rikonfirmua sapo u pranuan ekuacionet e reja gjeopolitike dhe ndarja e zonave te influences sapo kolonializmi tradicional u zevendesua me hapesirat e kontrollit nje lufte e re rrethoi boten Lufta e Ftohte. Hate speech gjuha e urrejtjes u be ushqimi kryesor i Luftes se Ftohte. Por frymezimi i fjales se urrejtjes ne Lindjen totalitare dhe ideokratike ishte miti i idese stalinizmi kontrolli mbi ndergjegjen njerezore mbi jeten shpirterore te qytetareve kurse Perendimi liberal ofroi sfiden e konkurrences dhe te epersise se efektshmerise se sistemit te ekonomise dhe ideve.