Johndroe: Hyrje e merituar e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, presim Maqedonine
Zedhenesi i Keshillit Kombetar te Sigurise te Shtepise se Bardhe, Gordon Johndroe, deklaroi se SHBA-te jane tejet te kenaqura per hyrjen e merituar te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, por, sipas tij, me ne fund pritet edhe anetaresimi i Maqedonise. Ai kete e deklaroi per agjencine kroate te lajmeve HINA, duke paralajmeruar se Senati amerikan sa me shpejt do te ratifikoje Protokollin per hyrjen e Shqiperise dhe Kroacise ne Aleancen e Atlantikut Verior. “Keto jane dy vende qe kane merituar respekt dhe te drejten per te qene ne NATO dhe ne jemi shume te kenaqur qe ato na jane bashkangjitur”, deklaroi zedhenesi i Keshillit te Sigurimit Kombetar te Presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Sipas tij, Presidenti Bush ka pershendetur gjithashtu hyrjen e dy vendeve ne NATO, duke pritur me ne fund edhe hyrjen e Maqedonise.