E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Deklarate anormale qe s’i takon Rusise

Republikani Sabri Godo deklaroi diten e djeshme se qendrimi i Rusise per te mos pranuar anetaresimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO ishte krejtesisht anormal. Sipas Godos, Rusia nuk eshte pjese e NATO-s dhe per pasoje nuk ka asnje te drejte te bej deklarata ne lidhje me vendet qe anetarsohen apo jo ne aleance. Presidenti i Nderit i Asamblese Republikane thekson se keto jane deklarata te perseritura te Rusise dhe shprehet i bindur se ato nuk do te kene asnje ndikim te drejtuesit e larte te NATO-s.

“Keto jane deklarata jo normale dhe pa vend. Rusia nuk eshte pjese perberese e NATO-s dhe per pasoje ajo nuk mund te nderhyje ne punet e brendshme te aleances”, deklaroi Godo ne nje prononcim per “Koha Jone”. Sipas tij, deklarata te tilla nuk kishin asnje vlere reale dhe nuk vlenin te merreshin ne konsiderate nga askush.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›