Johnny Depp, 50 vite rock mes roleve të mëdha, drogës dhe dashurive
PROFIL/ Ylli i Hollywood mbush 50 vjeç
Nga Claudia Morgoglione
La Repubblicca
Mbush një gjysmë shekulli superdivi i Hollywood. I bukur, i mallkuar ciklikisht, kamaleotik, gjithnjë duke shkelur rregullat. Një karrierë e bërë prej talentit dhe prej sjelljeve që i kalojnë kufijtë. Tani do ta shohim me filmin “Lone Ranger”, Por unë jetë do mbetem gjithnjë një pirat thotë.
Për shumë spektator, fansa, njerëz që e duan prej kohësh, 50 vitet e Johhny Depp i mbush të dielën e ardhshme, 9 qershor, përfaqësojnë simbolikisht një çast vendimtar: të pranojnë që divi kinematografik më i lëvizshme, më i talentuar, i mallkuari artistikisht, tani është në kufijtë e një gjenerate, ai tani duhet të zbulojë se maturia ka ardhur,
Karriera
Luan rrallë, por të gjithë personazhet e interpretuar prej tij mbeten të pavdekshëm. Ata janë disi të çuditshëm, jashtë të zakonshmes, kanë cene, vese, por edhe virtyte që nuk i has kudo, pak a shumë si ato të aktorit që i interpreton. E kush nuk e mban mend Eduard Duargërshërën, në filmin me të njëjtin titull, kur Xhoni luajti pranë bukuroshes Vijnona Rajder, me të cilën pati edhe një histori dashurie. Po piratin e famshëm të “Perlës së Zezë”, kapiten Xhek Sparrou, në filmin me disa seri: “Pirati i Karaibeve”? “A e dini se cila është ëndrra ime më e çmendur? Që ti shoh të gjithë personazhet që kam interpretuar, të bërë bashkë në një dhomë”, thotë vetë Dep. Për regjisorin Tim Burton, me të cilin Dep ka bashkëpunuar shumë herë, ai është një nga të rrallët që i pëlqen të ndërmarrë rreziqe të mëdha me rolet që luan. “Një bukurosh i talentuar e me fat si Dep mund të notonte sot në një det milionash, por jo. Ky nuk është rasti i Dep. Jo se ai nuk ka para mjaftueshëm, por se në rradhë të parë ka vendosur gjithmonë rolin, kënaqësinë që ka përftuar prej tij. Kjo edhe në rastet kur pavarësisht nga veçantia e personazhit, ai më shumë kishte shanse për të dështuar, se sa për tia dalë mbanë”, thotë Burton. Një nga “jo”-të e famshme të Dep është edhe oferta e refuzuar për ftesën në filmin: “Intervistë me Vampirin”, një rol të cilin ai nuk e pëlqeu, edhe pse ai rol do tia kishte ndryshuar kryekëput si jetën financiare, ashtu edhe famën. Si person që i pëlqejnë sfidat, ai pranoi me shumë kënaqësi të luante edhe Xhek Sparroun në “Pirati i Karaibeve”. Fillimisht bëhej fjalë për një film të vetëm, me një buxhet të vogël e me një audiencë e cila i adresohej më shumë spektatorit të ri. Roli i Sparrou mund të dështonte plotësisht, por kjo nuk bënte pjesë në planet e Dep. Me atë mjekrën e tij karakteristike, me plastikën e mrekullueshme, me dukjen misterioze, çapkëne dhe të shkathët njëherazi, Dep ndërtoi një personazh të pavdekshëm, i dha jetë një pirati që mund të renditet me nder përkrah piratëve të tjerë të historisë së kinematografisë që nga zanafillat e saj. Kjo nuk do të ishte e mundur sikur Dep të ishte një bukurosh i zakonshëm e tradicional me vështrimin prej plejboji të përdëlluar e vetëkënaqur të Brad Pitit, apo Tom Krujzit. Me mjekrën e çuditshme, tatuazhet, bizhutë e çuditshme, xhaketat e lëkurës e çizmet ekstravagante, Dep ka një bukuri e nur të veçantë, të ndryshëm. Ai është një njeri që ka thyer kornizat dhe si i tillë është gjithmonë interesant. Kjo për sa i përket pamjes së jashtme jashtë skenës, pasi në celuloid ai shpesh është shfaqur edhe si mashkulli ndjellës e burrëror, por gjithmonë duke mbetur larg modeleve e shablloneve tipike hollivudiane. “Dep i pëlqen të improvizojë dhe këtë e bën pasi ia vë veshin mirë intuitës”, thotë një nga regjisorët që ka punuar me të. Kush mund ta mendojë se një pjesë e batutave të suksesshme të përdorura prej tij në filmin “Çokollata” janë prodhim i momentit të Xhonit, që nuk ka bërë kurrë pjesë në skenar. “Kush guxon, fiton”, është një thënie e famshme dhe Xhonit, të paktën në zgjedhjet profesionale, i ka qëlluar që të fitojë shpesh. Pas bëri një mrekulli me piratin, një mrekulli edhe financiare, pasi ka fituar plot 20 milionë dollarë për çdo seri. Për biografinë e tij, Dep është një përzierje mes të egrës dhe njeriut të ndrojtur e të kujdesshëm, por që fsheh brenda një botë të çuditshme. Përveç kësaj, ai është pafundësisht zemërgjerë. Për spitalin që i shëroi të bijën, e cila u prek disa vjet më parë nga një sëmundje e rëndë, Dep bëri një dhuratë prej 2 milionë eurosh. Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë gjithë Krishtlindjeve ai u vesh si pirati i Karaibeve dhe u tregoi fëmijëve që ishin shtruar në spital përralla.
Rinia
Ka lindur me emrin Xhon Kristofer Dep III, në 9 korrik të vitit 1963, në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ishte më i vogli i një familjeje me 4 fëmijë. Në moshën 8-vjeçare, i ati vendosi që familja të transferohej në Florida. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi Depp-ëve iu desh që të zhvendoseshin pa fund deri sa të gjenin pak qetësi. E gjithë kjo ndikoi në marrëdhëniet e prindërve të tij, të cilët, pas shumë përpjekjesh për ta mbajtur familjen të bashkuar, u divorcuan. Kjo bëri që Xhon të përballej me veset e jetës që i ri. Në moshën 12-vjeçare filloi duhanin, humbi virgjërinë një vit më pas dhe bëri dozën e parë të drogës kur ishte 14 vjeç. Një fillim aspak i mbarë. Më pas i lindi pasioni për të mësuar kitarën. Qëllonte që mbyllej ditë të tëra për të mësuar të luante në perfeksion akordet që donte më shumë. Në vitin 1983 iku në Los Anxhelos dhe u regjistrua në një shkollë arti, ku ndërsa merrte mësime aktrimi, bënte disa punë për të fituar bukën e gojës, e madje për të dërguar edhe ca para në shtëpi. Veç aktrimit kishte shumë pasion edhe bandën e tij: “The kids”. E këtyre viteve është edhe martesa e tij me motrën e një shokut të bandës. Suksesi i saj ishte i mjaftueshëm që tu jepte mundësi anëtarëve të saj të bënin një jetë nate të shfrenuar e të blinin ndonjë veshje të hajrit, por paratë që fitonin nuk mund të mbulonin gjë tjetër. “Më kujtohet që njëherë takova rastësisht në një rreth të ngushtë miqsh, Nikolas Kejxh, aktorin e famshëm amerikan, i cili sapo më pa më tha se duhej patjetër të provoja aktrimin, pasi kjo ishte edhe një mënyrë shumë e mirë për të bërë para më shumë dhe më lehtë”. Në vitin 1984 Dep u takua me agjentin e Kejxh dhe mori rolin e parë kinematografik në filmin “Elms Street”. Fitimet nuk ishin keq për një endacak xhepshpuar si Dep dhe kjo e nxiti që të vazhdonte rrugën e aktrimit. Në vitin 1986 iu ofrua një tjetër rol i vogël në filmin “Platoon”, ndërkohë që do të ishte televizioni ai që do tia nxirrte vlerat në pah e do tia rriste aksionet në bursën e bukuroshëve të ekranit. Ai ftohet të luajë rolin e një polici në një serial të shkurtër televiziv dhe me tu shfaqur në ekran nisën ti vinin lera pafund nga admiruesit e tij. Sipas vetë asaj çka rrëfen Dep, kishte javë që i vinin mbi 10 mijë letra e mesazhe, një pjesë e të cilave ishin mesazhe dashurie. Për disa vjet Dep jetoi mirë, por u bë sinonim i imazhit të një mashkulli të lehtë e bukurosh, që mund ta marrësh shumë kollaj. Kthesa do të vinte pas pranimit të një roli që e nxori nga suaza e mashkullit-kukul