Johnny Depp "pastron" trupin, 18 muaj pa pirë alkool
ROME-Nëse doni t’i ofroni Johnny Depp një pije, te jeni të sigurt që ajo të mos jetë alkoolike sepse perndryshe ju refuzon.
Aktori ka pranuar për revistën "Rolling Stone" se e ka lënë pas shpine alkoolin. Divi i Hollywood ka treguar se nuk ka pirë as dhe një gllënjkë prej 18 muajsh, që do të thotë që prej fundit të lidhjes me Vanessa Paradis.
Një periudhë disintoksikimi që i ka shërbyer, edhe pse Depp nuk ishte i varur nga shishja. "Nuk e ndjej nevojën e alkoolit në trup si droga. Jo nuk është ilaçi im, ka qënë si ilaci, vetëmjekimi im që me kalimin e viteve kam përdorur vetëm për t’u qetësuar. Nese dua jam ne gjendje te pi pambarim, me jave e dite te tera por nuk kam motiv pse ta bej".
Sic duket ndryshe nga shumë të tjerë që pas divorcit ngushëllohen tek alkooli apo droga, Depp ka përfituar nga fundi i raportit me Vanessa Paradis për të ndryshuar për mirë stilin e tij të jetës.
(d.b/BalkanWeb)