Russell Crowe: Michael Jackson më ngacmonte me telefonata
LOS ANGELOS-Russell Crowe ka bërë të ditur se dikur ngacmohej në telefon nga një personazh i famshëm që sot nuk jeton më, Michael Jackson.
Protagonisti i filmit "Gladiatori" tha se këngëtari i ndjerë e merrte në telefonin e shtëpisë dhe i bënte shaka të ndryshme.
"Michael trashte zërin dhe thoshte: Ka një emergjencë dhe duhet të dalësh menjëherë nga ndërtesa! Kur pyesja se kush ishte, më thonte: Mos u shqetëso Russell, po bëja shaka. Jam Michael", tregon aktori hollivudian.
Russell Crowe interpreton babanë e Supermen-it në filmin e tij të fundit "Man Of Steel" dhe shprehet se ndjehet i kënaqur pasi më në fund djemtë e tij të mitur mund të shohin një film ku ai interpreton.
"Filmat e mi zakonisht kanë qenë me prerje koke dhe prostituta, por më në fund luaj në një film që djemtë e mi mund ta shohin dhe të kënaqen”.
(d.b/BalkanWeb)