Jolie ne Turqi mbeshtet refugjatet siriane
E dërguara speciale për refugjatet në Kombet e Bashkuara Angelina Jolie dhe komisioneri i lartë për refugjatet në KB Antonio Guterres kanë zhvilluar takime me zyrtarët turq, para se të nisin vizitën e tyre në kryeqytetin turk, Ankara.
“Askush nuk dëshiron të jetë refugjat, askush nuk do të jetojë në kamp. Tëe gjithë këta njerëz kanë humbur shtëpitë, i kanë shpëtuar dhunës ekstreme, kanë humbur familjarët dhe janë shumë të trishtuar. Ata i janë mirënjohës Turqise, i jane mirënjohës çdo vendi fqinj. Përcillen shumë materiale në lajme, raportohen shumë informacione, por ata ende ndihen të vetëm, në shumë mënyra të braktisur”, tha Jolie në një konferencë për shtyp pas takimit me zyrtarët turq.
“Ndaj me të gjithe ju shqetësimin për ardhjen e dimrit, ndërsa dhuna dhe konflikti duket sikur nuk kanë fund. Rritet numri i atyre që duan të kalojnë kufijtë. Ky është një shqeteësim i madh për ne dhe mendoj se mund të punojmë së bashku”.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 2 milionë sirianë janë prekur nga kriza e rëndë që ka përfshirë vendin. Me mijëra janë larguar nga vendi.
Agjencia e refugjatëve të KB thotë se numri i refugjatëve sirianë në Turqi mund të arrijë në 200 mijë.
Ankaraja i frikësohet një ngjarjeje të ngjashme me vitin 1991 në luften e Gjirit ku gjysmë milionë kurdë irakiane emigruan në Turqi.