Keshilli i Legjislacionit rrezon nismen e PS-se per ndryshimet kushtetuese
Pas një mbledhjeje të gjatë maratonë Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar me 16 vota kundër dhe 11 vota pro paketën e propozimeve të paraqitura nga PS për ndryshimet në kushtetutë. Mazhoranca i kishte kërkuar PS-së ta tërhiqte paketën për ndryshimet kushtetuese për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, atë të Lartë, në Këshillin e Drejtësisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Por ndërsa deputetët socialiste nuk e pranuan këtë kërkesë, Këshilli i Legjislacionit vendosi që propozimet do të kalojnë për shqyrtim në seancën parlamentare, bazuar kjo në rregulloren dhe dispozitat ligjore. Mazhoranca kërkoi që të votohet në parim rrëzimi i këtyre propozimeve, pasi sipas relatores Paulina Hoti këto propozime janë të pabazuara në argumente ligjore. Ndërkaq konstitucionalistët më në zë në vend i kanë kërkuar klasës politike që të marrë kohën e nevojshme për të bërë ndryshimet kushtetuese për sa i përket paketës së propozuar nga Partia Socialiste. Seanca dëgjimore e më pas debati mes anëtarëve të Këshillit ka zgjatur rreth 10 orë.
Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit
Këshilli i Legjislacionit nisi sot seancën dëgjimore me grupet e interesit dhe konstitucionalistë lidhur me shqyrtimin e propozimeve ligjore të Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë.
Pas dëgjimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, u vendos shtyrja e mbledhjes për orën 11.30, për t’u dhënë kohë konstitucionalistëve që të përgatiten për sëancë.
Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka argumentuar mospjesëmarrjen këtë seancë dëgjimore të kërkuar nga PS se “çështja është komplekse dhe kërkon analizë, ndaj është e nevojshme të ruajmë paanësinë”.
Paketa kushtetuese e propozuar nga opozita lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar. Kjo është seanca e tretë që dy trupat legjislative të Kuvendit zhvillojnë për nismën ligjore të paraqitur nga PS. Më 6 shtator u zhvillua seanca e parë, ku me kërkesë të mazhorancës u ra dakord shqyrtimi pas dy javësh i paketës së propozuar nga opozita, ndërsa më 11 shtator në seancën e dytë, u caktuan relatorët e të dy palëve që do merren me shqyrtimin e saj, Paulina Hoti e PD-së dhe Pandeli Majko i PS-së.
Qendrimi i EURALIUS dhe OSBE
Misioni i Bashkimit Europian që asiston drejtësinë shqiptare EURALIUS dhe OSBE bënë thirrje për votimin sa më shpejt të reformës së imuniteteve, duke i trajtuar ato si një çështje e veçantë nga ndryshimet e tjera kushtetuese të propozuara nga PS për reformën në drejtësi. Të thirrur në seancën dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesit e këtyre misioneve thanë se reforma në drejtësi kërkon kohë dhe debat të gjerë, për çfarë ata në këtë moment nuk mund të jepnin asistencë teknike.
Përfaqësuesja e Prezencës së OSBE-së vlerësoi rëndësinë e këtyre propozimeve, pasi kanë të bëjnë me disa institucione të rëndësishme.
“Çështjet mund të shihen si pikënisje e rëndësishme. Ato janë thelbësore për besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe shteti. Procedurat për votimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë janë të rëndësishme. Ndryshimet e propozuara mund të konsiderohen si pikënisje. OSBE është gati të ofrojë ekspertizën e saj në të ardhmen gjatë këtij diskutimi. Diskutimi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe kërkon kohë. Ato duhen sjellë të shkëputura nga çështjet e rëndësishme që janë në proces”, vlerësoi OSBE, lidhur me këtë çështje.
Po kështu dhe misioni EURALIUS i cilësoi këto propozime të rëndësishe, sepse lidhen me reformën në institucionet kryesore të funksionimit të vendit.
“Diskutimi është një hap i mirë drejt reformës. Ndryshimi kërkon kohë dhe ndoshta pjesëmarrje më të madhe. Procesi duhet të vazhdojë me diskutime brenda vendit. Jemi të gatshëm të japin asistencën teknike.
Sipas nesh, diskutimi për reformën kushtetuese duhet të ndahet nga çështje të tjera, dua të theksoj imunitetin që është diskutuar. Sipas nesh, imuniteti duhet të miratohet sa më shpejt që është e mundur”, vlerësoi ky mision gjatë diskutimeve në Këshillin e Legjislacionit, mbi propozimet e PS.
Mendimi i konstitucionalistëve
Në të njëjtën linjë edhe drejtuesit e institucioneve të pavarura, konstitucionalistët deklaruan gjithashtu se nisma që kërkon zgjedhjen me shumicë të cilësuar të organeve kushtetuese nuk mund të bëhet tani. Ajo kërkon kohë dhe thellim, pasi e formuluar sipas draftit të sotëm nuk zgjidh problematikën në drejtësi, nuk është garanci për institucione cilësore drejtësie. Por ajo që është më e rrezkishme-theksojnë ata është bllokimi që provokon kjo nismë, sipas eksperiencës së ngjashme të bllokimit mëse dyvjeçar të zgjedhjes me 84 vota të Avokatit të Popullit, për arsye politike nga pakica parlamentare, në këtë rast Partia Socialiste.
Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte e pranishme në seancë dëgjimore, qoftë dhe me një mendim me shkrim nga organi i akuzës, po kështu edhe Avokati i Popu