E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec-Korce, Berisha ne inagurime

Kryeministri Berisha ka marre pjese ne inagurimin e stacionit te pompimit per sistemin e perpunimit te ujrave te zeza në Pogradec, pjese e nje programi Shqiperi-Gjermani-Zvicer per ruajtjen e Liqenit te Ohrit, nje mundesi me teper kjo per zhvillimin e turizmit ne qytetin liqenor.

Kreu i qeverise duke vleresuar marredheniet e mira shqiptaro–gjermane, i eshte rikthyer edhe njehere tjeter takimit me Merkel para pak ditesh.

“Ishte angazhimi i Kancelares Merkel dhe qeverisë që ajo kryeson për të na ndihmuar edhe më shumë në rrugën e reformave. Ishte kërkesa e saj që ne të vazhdojmë me vendosmëri në rrugën e reformave, në konsolidimin e standarde të demokracisë në vendin tonë dhe të standardeve të ekonomisë së lirë të tregut”, theksoi Berisha. Qe nga viti 1988, ne kuader te Bashkpunimit Politik per Zhvillim, Gjermania i ka dhene Shqiperise 700 milione euro.

Vizita tjeter do ta zhvendoste kryeministrin ne Korce ne nje panair Rajonal te Prodhimeve Bujqesore. Kryeministri i garantoi fermerët korçarë se qeveria do t`i mbështesë ata ne prodhim, vecanerisht ate te molles starkinge, nderkohe ka deklaruar se do i mbroje ata nga kontgrabanda.

“Ne do ju mbrojmë nga kontrabanda dhe kontrabandistët. Katër vjet më parë njeriu që i rrinte në krah kryeministrit, ishte importuesi kryesor i ushqimeve. Natyrisht prodhimet tuaja do të kalbeshin në fushë. Kjo nuk ndodh më”, tha kreu i qeverise ne Korce. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›