Alvarez beson në Scudetto

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 20:00
Përforcimi i ri i Interit Ricky Alvarez beson se skuadra e tij e re ka kualitete të mjaftueshme për të fituar titullin në Serie A këtë sezon. 23 vjeçari iu bashkua Nerazzurrëve gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Velez Sarsfield dhe është shprehur optimist para edicionit të ri në Kampionatin italian.
“Inter për titull? Shpresoj se po, besoj dhe do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të triumfojmë. Është kënaqësi e madhe për mua të jem në gjendje ti ndihmoj këtij ekipi”, tha Alvarez për Sky Sport Italia.